Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka dhënë dorëheqjen mbrëmjen e kaluar. Ai ka deklaruar se e mori këtë vendim pas divergjencave shumë të mëdha mes katër partive që përbëjnë koalicionin qeverisës. Problemi ka lindur pasi palët nuk bien dakord për pranimi e emigrantëve në Holandë.
Rutte ka njoftuar se do t’i paraqesë mbretit dorëheqjen e të gjithë dokumentacionin e nevojshëm të kabinetit qeveritar. Sipas gjasave zgjedhjet e reja do të zhvillohen në nëntor.