Tatuazhet tashmë janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë. Në të kaluarën, mund të ketë pasur shumë pak njerëz që kanë marrë vendimin për të bërë një tatto në trupin e tyre, por tani më është një gjë krejtësisht e zakonshme, e cila bëhet pa u menduar shumë. Modele të vogla apo të mëdha, emra, fytyra apo simbole zbukurojnë miliona trupa në botë.
Në vend të parë për numrin më të lartë të tatuazheve është Italia me 48% , e ndjekur nga Suedia me 47% dhe SHBA me 46%.
Mirëpo, ka vende në trupin tonë ku tatuazhi jo vetëm që dhemb, por edhe mund të shkaktojë “dëm”. Pikat në të cilat rritet rreziku i infektimit dhe që duhen shmangur nëse duam të bëjmë një tatuazh.
Sipas ekspertëve, janë pesë pika tek ne që do të ishte mirë as të mos e mendonim.
- Organet gjenitale: Tëdhemb vetëm të mendosh për të. Është një nga tatuazhet më të rrezikshëm që mund të bëni. Kjo zonë është shumë e ndjeshme. Procesi i tatuazhimit është mjaft i dhimbshëm, por ka edhe një rrezik të lartë infeksioni.
- Brenda gojës:Është një vend i lagësht dhe një strehë për të gjitha llojet e baktereve, ndaj rreziku i infektimit është i lartë.
- Brenda syrit:Këto tatuazhe përfshijnë injektimin e bojës direkt në sy, gjë që mbart një rrezik shumë të lartë infeksioni, dëmtimi të pjesshëm apo edhe humbje të shikimit.
- Shputa:Shërimi është i ngadalshëm, i dhimbshëm dhe me rrezik të konsiderueshëm infeksioni.
- Sqetullat:Përveçse janë shumë të dhimbshme, ekziston edhe rreziku i lartë i infeksionit.