Jasmine Tookes është shtatzënë. Modelja 31-vjeçare është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin e saj, drejtorin e Snapchat-it, Juan David Borrero, dhe çifti vendosi të mbajë të fshehtë lajmet derisa ajo shkoi 6-muajshe.
Duke folur për 12 javët e para të shtatzënisë, ajo tha: “Isha aq e lodhur deri në atë pikë sa nuk mund të lexoja as e-mailet që vinin, do të flija duke u ulur në kompjuterin tim. Për pak më zuri gjumi duke ngarë makinën time. Lodhja ishte diçka që nuk e kisha përjetuar kurrë”.
Ish-engjëlli i Victoria’s Secret, Jasmine shtuar rreth shtatzënisë së saj: “Unë besoj fort se çdo gjë që ndiej dhe çdo stres që mbaj mund të transferohet shumë lehtë te foshnja. Çdo ditë është e frikshme, ju kurrë nuk e dini se çfarë do të ndodhë. Kështu që unë vetëm lutem, shpresoj për më të mirën dhe përpiqem të mbaj një mendje të hapur.”
Gjithashtu, ylli ka marrë disa këshilla për mëmësinë nga mamaja e saj, Cary Robinson, e cila e ka nxitur vajzën e saj që në fillim të ketë parasysh “çështjet thelbësore”. Jasmine gjithashtu pranoi se është “shumë mirënjohëse” që po krijon një familje me 32-vjeçarin Juan.