Ministri i Financave, Ervin Mete është paraqitur në SPAK ditën e sotme, kur është pyetur në lidhje me dosjen e inceneratorëve në cilësinë e personit që ka dijeni.
Mete është marrë në pyetje për rreth 30 minuta për periudhën kur mbante postin e zv.ministrit të Ekonomisë dhe Financave, ministri që asokohe drejtohej nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili është në arrati që prej qershorit 2023, ndërsa prej 24 korrikut është shpallur në kërkim ndërkombëtar nën akuzat për deklarim të rremë të pasurisë, korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore në 6 raste dhe pastrim parash.
Raportohet se Mete është pyetur për rolin që mund të ketë pasur Arben Ahmetaj në shkeljet lidhur me inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.