Ministri i Brendshëm, Taulant Balla që në momentin që mori postin e ministrit ka kryer një sërë takimesh me strukturat e ndryshme të Policisë. Ditën e djeshme ai u takua me strukturat e Policisë së Shtetit ku u kërkoi më shumë patrullime në terren. Ditën e sotme është takuar me punonjësit e Policisë Rrugore të cilët i ka përgëzuar për punën që bëjnë dhe ju ka kërkuar që ta shohin atë si mikun e tyre dhe jo si dikë që është më lart se to. Balla ju ka lënë porosi që të shtojnë intensitetin e kontrolleve në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi në publik.
‘Na duhen rregulla, kushte të reja të vendosura në Kodin Rrugor që u miratuan në Kuvend, që ne të kemi sa më shumë siguri. Duhet të rrisim intensitetin tonë të kontrollit që njerëzit të ndërgjegjësohen.”- tha Balla.