Dhjetra persona të armatosur nga grupi militant islamik Hamas kanë hyrë në Izraelin jugor në një sulm të befasishëm.
Ushtria izraelite ka shpallur gjendjen e “gatishmërisë për luftë” dhe ka thirrur rezervistët në përgjigje të sulmit. Dhjetëra raketa u lëshuan drejt Izraelit, duke ndezur sirenat e sulmit ajror në të gjithë vendin.
Të paktën 6 persona kanë humbur jetën deri tani ndërsa mbi 100 janë plagosur nga sulmet.
Izraeli ka nisur gjithashtu sulme ndaj objektivave në Gaza.
Grupi militant palestinez Hamas ka marrë përgjegjësinë për sulmin, dhe thotë se ka lëshuar 5000 raketa në 20 minuta.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se grupi “kishte filluar një gjuajtje masive të raketave nga Rripi i Gazës në territorin izraelit dhe se militantët kishin hyrë në territorin izraelit në lokacione të ndryshme”.