Milan dhe Inter do të përballen në mbrëmjen e së mërkurës në derbin më të rëndësishëm të viteve të fundit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Që nga viti 2017 kur u kualifikua Juventusi, Italia nuk ka pasur një finalist në kompeticionin më të rëndësishëm të kontinentit.
Kuqezinjtë kanë një histori të lavdishme në Ligën e Kampioneve duke e fituar shtatë herë, ndërsa zikaltrit janë bërë specialistë në sezonet e fundit ndërsa trofeun e kanë ngritur tre herë.
Te “Djalli” është në dyshim gjendja e portugezit Leao. Sulmuesi do t’i nënshtrohet një kontrolli në mëngjesin e së mërkurës, e do të vendoset fati i tij. Ai vazhdon rekuperimin nën kujdesin e mjekëve dhe shpresa e stafit është që ta kenë në pankinë, e të vendosin në vazhdim.
Shqetësim tjetër i Piolit është edhe mesfushori Tomaso Pobega.
Tek Interi probleme fizike kanë Milan Skriniar dhe Robin Gosens, e gjasat janë që ata të mos të jenë të gatshëm për trajnerin Inzagi. Në përballjet mes të dyja ekipeve, 77 takime i ka fituar Milani, 63 Interi ndërsa 61 ndeshje kanë përfunduar në barazim.