Mikel Arteta ka hedhur poshtë raportet që e lidhin atë me një kalim të mundshëm te Barcelona këtë verë, duke përsëritur angazhimin e tij ndaj Arsenalit.
Sipas raporteve në Spanjë, shefi i Topçinjve ka ndërmend të largohet nga Emirates Stadium në fund të sezonit. Një numër i madh mediash në Spanjë e lidhin atë me punën e Barcelonës pasi Xavi njoftoi se do të largohej si trajner në Nou Camp.
Kur u pyet nëse do të largohej nga Arsenali gjatë verës, Arteta u përgjigj: “Jo. Ky është një lajm krejtësisht i rremë”.
Arteta është kontraktuar me Arsenalin deri në verën e vitit 2025, por spanjolli pranoi se nuk ka pasur bisedime për një marrëveshje të re në veri të Londrës.