Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë. Mësohet se sasia e lëndës plasëse është vendosur në një fasoneri.
Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, e ndërsa dyshohet se kjo ka qenë një mesazh për pronarin.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 25.05.2023, rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”, në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian R. B , dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar dera e jashme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qënë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”, thuhet në njoftimin e policisë.