Në Shqipëri ka qenë edhe bosi i ‘Cosa Nostra’-s, Matteo Messina Denaro.
Kështu shkruajnë mediat italiane, ku sipas tyre Matteo Denaro ka udhëtuar në Shqipëri, Mal të Zi, dhe Spanjë.
Denaro ka ardhur për të krijuar lidhje me biznesmenë dhe zyrtarë. Udhëtimet dhe qëndrimet e gjata, kanë emërues të përbashkët drogën.
Në Shqipëri, Messina Denaro kishte dërguar fillimisht Luca Bellomon, bashkëshortin e mbesës së tij Lorenza, e më pas të vinte personalisht për të krijuar lidhje, thonë hetuesit, me përfaqësues të institucioneve dhe sipërmarrës.
Ende nuk dihet se me kë është takuar në Shqipëri bosi i mafies italiane, ndërkohë që lidhjet me mafian shqiptare janë të shumta në Europë, sidomos për trafikun e kokainës që merret nga vendet e Amerikës Latine.