Dy persona, babë e bir, kanë rënë në pranga në Malësinë e Madhe. P. D., 63 vjeç dhe A. D., 35 vjeç u arrestuan gjatë kontrolleve në kuadër të operacionit ‘Tempulli’.
Në afërsi të banesës së tyre u gjet dhe u sekuestrua rreth 26.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, e cila po përgatitej për t’u shitur.
Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pajisje presimi, një peshore elektronike dhe qese për ambalazhim, të cilat u gjetën gjithashtu në këto ambiente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.