Më shumë se 15 persona kanë humbur jetën pas të shtënave në një universitet në qendër të Pragës. Personi i armatosur, një 24-vjeçar, ishte student në fakultetin e arteve në Universitetin Charles në Pragë.
Ngjarja ndodhi në departamentin e filozofisë të Universitetit Charles. 24 persona të tjerë mësohet se kanë mbetur të plagosur.
Autori u gjet brenda fakultetit dhe dyshohet se për të kryer aktin është frymëzuar nga masakra të tjera.