Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të thata dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobta. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi 6-8m/s.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 15 deri 30°C, në zonat e ulëta 17 deri 35°C dhe në zonat bregdetare 20 deri 32°C.