Portieri i Barcelonës, Marc-André ter Stegen rinovoi kontratën e tij me klubin katalanas deri më 30 qershor 2028. Ter Stegen tha se ai shpreson se pesë vitet e ardhshme do të jenë plot lumturi dhe shumë tituj te gjiganti katalanas.
“Ne na pëlqen qyteti dhe klubi. Njerëzit na trajtojnë me shumë respekt dhe jemi shumë rehat. Prandaj rinovimi është konsistent”, ka shpjeguar portieri gjerman në një deklaratë për mediat e klubit.
Ter Stegen, kapiteni i dytë i Barcelonës, tha se ai ndjen shumë besim nga klubi dhe po përpiqet të ndihmojë Sergi (Roberto) dhe kapitenët e tjerë.
“Objektivat, si gjithmonë në klub, janë të konkurrojmë në nivelin më të lartë. Ne kemi skuadrën për ta bërë këtë. Jam i bindur se mund të arrijmë në fund të sezonit me një ndjenjë të mirë dhe shpresoj me shumë mundësi për të fituar tituj,” ai shtoi.