Tre sfidat e së hënës të vlefshme për javën e 35 të Premier Ligës dhuruan spektakël dhe gola. Në total në përballjet e luajtura u realizuan 21 rrjeta. Në “Craven Cottage”, Fulham mundi Leicester 5-3. Për vendasit Uillian dhe Cairney realizuan dygolësha, ndërsa shënoi edhe Carlos VinIcius.
Ndërsa për miqtë shënuan Barnes dopietë dhe James Madisson me penallti. Fulham gjendet Në vend të 10 me 48 pikë, ndërsa Lestwr në vend të 18 me 18 pikë më pak. Në takimin tjetër, Everton mundi në transfertë Braiton 5-1.
Dukure realizoi dygolësh, ndërsa McNeil futi topin në portën e tij me Everton që e mbylli sfidën 3-0.
Në 45 minutat e dyta, McNeil shënoi dy golat e tjerë, ndërsa për vendasit rrjeta e nderit erdhi nga Mac Allister. Tre pikët ndihmojnë blutë në luftën për mbijetesë ndërsa shkojnë në 32 pikë, kurse Braiton gjendet në vend të 7.
Nottingham Forest vuajti në fitoren 4-3 ndaj Southampton në “City Ground”. Për vendasit Avoniji shënoi dy herë, Gibs-Uait dhe Danilo nga 1. Ndërsa për “Shenjtorët” realizuan Alcaraz, Lianko dhe Uard-Prous. Notingam shkon në 33 pikë në vend të 16, kurse Sauthemtpon ngelet në vend të fundit me 24 pikë.