Luiza Gega vijon të shkëlqejë në pistë. Atletja shqiptare u rendit e para në garën e 3000 metrave me pengesa në mitingun ndërkombëtar në qytetin e Lukas. Kampionia e Europës shënoi kohën 9 minuta, 15 sekonda e 86 të qindat. Gara ishte mjaft e bukur, por pa u sforcuar shumë, Gega e bëri diferencën në fund duke mposhtur kundërshtaren nga Kenia, e cila provoi ta rivalizonte.
Me këto rezultate, Luiza Gega vijon të mbetet brenda normës kualifikuese të Lojërave Olimpike, kohë të cilat të garantojnë gjithashtu edhe finalet e Kampionatit Botëror.