Miqtë e presidentit rus Vladimir Putin që e mbështesin atë në luftën e nisur 14 muaj më parë kanë mbetur në udhëkryq. Autoriteti i Kontrollit të Pastrimit të Parave në Greqi ka dhënë një urdhër urgjent për të grirë pasuritë e gjashtë miqve të fuqishëm të Putin. Kjo pasi dyshohet se ato mund të kenë veprimtari ekonomike të hapura apo të fshehura në shtetin helen për pasojë është dhënë një urdhër për të nisur hetimet dhe për të vepruar sa më shpejt të jetë e mundur. Ky dokument është nënshkruar nga kreu i Autoritetit, Charalambos Vourliotis.
E gjitha vjen në kuadër të zbatimit të një pakete tërësore masash të forta kufizuese të vëna nga BE që synojnë të gjymtojnë aftësinë e Kremlinit për të financuar luftën, duke imponuar kosto të qarta ekonomike dhe politike mbi elitën e Rusisë dhe reduktimin e bazës së saj ekonomike.
Arkady Rothenberg është një biznesmen i shquar rus, i cili besohet se ka lidhje të ngushta me presidentin Vladimir Putin. Sipas listës së sanksioneve, që nga marsi i vitit 2014 Rothenberg ose kompanitë e tij kanë marrë kontrata qeveritare që arrijnë në më shumë se 7 miliardë €. Në vitin 2015, Rotenberg kryesoi renditjen vjetore të kontratave publike sipas vlerës, pasi qeveria ruse i dha atij kontrata me vlerë 555 miliardë €. Shumë nga këto kontrata u dhanë pa procedura konkurruese
Alexander Semenovich Vinokurov është një biznesmen rus me interesa në shitje ushqimore, farmaceutike, bujqësi dhe infrastrukturë. Ai mban pozitat kryesore në Marathon Group dhe Magnit, si shitësi më i madh ushqimor i Rusisë.
Midis emrave të oligarkëve rusë që dalin në listë është gjithashtu ajo e Roman Abramoviçi. Ky i fundit thuhet se ka lidhje të ngushta me Putinin, akses të privilegjuar ndaj tij dhe mban marrëdhënie shumë të mira me të. Thuhet se Putini e ka ndihmuar atë të ruajë pasurinë e tij të madhe. Ai është aksioner i madh në grupin e çelikut Evraz, i cili është një nga taksapaguesit më të mëdhenj të Rusisë.