Presidenti francez, Emmanuel Macron është lideri i radhës që viziton Izraelin teksa konflikti rrezikon të përshkallëzohet në të gjithë rajonin. Kreu francez u takua me disa nga familjarët që kërkojnë të dashurit e tyre të cilët janë rrëmbyer nga militantët e Hamasit. Macron theksoi se objektivi i parë në luftë duhet të jetë sigurimi i lirimit të të gjithë pengjeve.
Tridhjetë qytetarë francezë u vranë në sulm dhe nëntë janë ende të zhdukur. Ai u takua edhe me presidentin izraelit Isaac Herzog, duke shtuar se detyra e Izraelit ishte të luftojë kundër Hamasit por pa e zgjeruar më gjerë konfliktin. Ndërkaq presidenti francez do të takohet gjithashtu edhe me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.