Rep-artistja e njohur, Loredana Zefi i është bashkuar iniciativës për të ndihmuar qytetarët e prekur nga vërshimet në Kosovë gjatë muajit janar. Bëhet e ditur se në emër të familjes dhe shoqërisë së saj, ajo ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar me një shumë prej 150 mijë eurosh. Ka qenë këshilltari i politikanit Behgjet Pacolli, Naim Murseli ai i cili përmes një fotografie të publikuar në InstaStory ka bërë të ditur dhurimin e këtij fondi nga reperja nga Ferizaj.