Interi dominoi raundin e parë të Euroderbit. Në sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve, skuadra e Inzaghit mundi 2-0 kuqezinjtë dhe hedh një hap me rëndësi drejt finales së Stambollit. Në “San Siro”, zikaltrit e nisën me shumë ritëm takimin.
Xheko shënoi golin e parë në minutën e tetë të lojës. Tre minuta më pas, Mikitarian realizoi golin e dytë duke shokuar “Djallin”.
Edhe në vazhdim, Interi u shfaq kërcënues.
Calhanoglu goditi shtyllën me një gjuajtje të bukur, ndërsa më pas arbitri Manzano anuloi një penallti për Lautaron pas konsultimit me sistemin VAR.
Në pjesën e dytë, kuqezinjtë u përpoqën të reagonin, por djemtë e Inzaghit e kontrolluan mirë ndeshjen. Miqtë iu afruan golit të tretë me Xhekon, ndërsa kërcënimi i vetëm nga Milani erdhi nga shtylla e Tonalit. Në përfundim të takimit, trajneri Inzagi tha se Interi u tregua brilant.
‘Bëmë një pjesë të parë të jashtëzakonshme. Djemtë ishin brilantë, jam shumë i kënaqur. Mund të bënim edhe më shumë se dy gola, por u bë një ndeshje e madhe. E dimë se jemi në avantazh, por është sfida e kthmit. Do të luajmë në shtëpie do kemi publikun nga ana jonë. Duhet të bëjmë një tjetër sforco për një ëndërr të madhe’, u shpreh trajneri i Inter, Simone Inzaghi.
Ndërsa tekniku Pioli shprehet se ekipi ka një tjetër shans për finalen e Stambollit.
‘Interi luajti më mirë se ne në pjesën e parë dhe bëri dy gola. Ne ishim më mirë në pjesën e dytë e nuk arritëm të bënim gol. Kjo është diferenca në të tilla nivele. Por dueht të besojmë në sfidën e kthimit, episode i ndryshojnë takimet. Nuk më pëlqeu arbitri. Shpresojmë që ta kemi Leaon’, tha Stefano Pioli, trajneri i Milanit.
Të dyja ekipet do të përballen më 16 maj në “San Siro” në sfidën e kthimit, me zikaltrit pritës.