Aventura e Juventusit në Europa League nis me një barazim të hidhur pas eliminimit nga Liga e Kampioneve. Në ndeshjen e parë të play-off, skuadra e Massimiliano Allegrit nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Nantes.
Kualifikimi mes të dyja skuadrave do të vendoset në takimin e kthimit. “Zonja e Vjetër” kaloi në avantazh me Dusan Vlahovic në minutën e 13-të të lojës. Francezët barazuan në pjesën e dytë me një kundërsulm të Ludovic Blas në minutën e 60-të.
Torinezët shtuan presionin dhe goditën dy herë traversën me Kiezën e pastaj Di Marian. Sevilla mori një fitore të rëndësishme në “Piz’huan” ndaj holandezëve të PSV.
Goli i parë erdhi në shtesën e pjesës së parë nga Nasir. Më pas, realizuan Lucas Ocampos dhe Nemanja Gudelj. Bayer Leverkusen u surprizua në fund të sfidës nga Monako, që mori një fitore të rëndësishme në transfertë.
Gjermanët e gjetën veten në disavantazh, pastaj përmbysën ekipin nga principata, që luftoi dhe në fund siguroi fitoren. Ndërsa Ajax vazhdon me paraqitjet jo të mira, ndërsa barazoi pa gola me Union Berlinin në shtëpi.