Kryeministri Albin Kurti e ka hapur mbledhjen e sotme të Qeverisë duke folur për dy lajmet e mira që Kosova i mori ditët e fundit. Kurti foli për liberalizimin e vizave dhe hapin e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës, duke thënë se “këtë javë çdo qytetar i Republikës është ndjerë më europian dhe më afër Europës”, raporton Gazeta Express. Ai tha se procesi i liberalizimit të vizave u zhbllokua vitin e kaluar po me shumë punë dhe angazhim nga Qeveria që ai udhëheq, u arrit.
“Më shumë punë dhe angazhim, vitin e kaluar arritëm që ta zhbllokojmë këtë proces. Pasaporta jonë do të jetë më e fuqishme ashtu siç shteti ynë po bëhet përherë e më i fortë”, tha ndër tjerash kryeministri.