Laert Haxhiu është transferuar në burgun e Korydallos, në Janinë. Haxhiu pretendon se i rrezikohet jeta, pasi sipas tij Aldo Bare ka ofruar 1 milionë euro për ta vrarë.
Haxhiu ka dëshmuar para autoriteteve të drejtësisë greke duke thënë se Bare dhe ai kanë një hakmarrje të ashpër prej vitesh dhe për këtë arsye Bare po ofron gjithçka që ta ekzekutojë.
Ishte i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, i cili zbardhi një seri ngjarjesh kriminale të porositura dhe organizuara nga Laert Haxhiu.
Tafani dëshmoi se i Haxhiu ka organizuar katër atentate gjatë viteve 2021-2023.
32-vjeçari organizoi edhe një sërë sulmesh me bomba në Tiranë dhe Durrës, ndërsa rrëfimi i të penduar tregoi se ai synonte të vriste edhe prokuroren Doloreza Musabelliu.