Karbohidratet e fermentueshme, si buka e bardhë, makaronat, patatet e skuqura dhe drithërat janë më të këqija se ëmbëlsirat kur bëhet fjalë për përkeqësimin e shëndetit të dhëmbëve. Arsyeja pse karbohidratet e fermentueshme janë kaq të dëmshme për dhëmbët është sepse ato shpërbëhen në mënyrë specifike në sheqerna ndërsa janë ende duke u përtypur në gojën tuaj.
Ekspertja shtoi se këto karbohidrate rrisin mundësinë e prishjes së dhëmbëve sepse pështyma punon shumë për të hequr ushqimin e ngjitur në dhëmbët tuaj. Kjo e bën gojën më acidike. Për më tepër, ushqimet që kërkojnë kafshim dhe përtypje më të rëndë, të tilla si perimet e freskëta apo edhe çokollata e zezë, janë çuditërisht të dobishme për dhëmbët tuaj pasi ato lahen lehtësisht.
“Drithërat integrale, nga ana tjetër, janë zakonisht më të shëndetshme për shëndetin tuaj dentar. Konsumojini këto ushqimet në një vakt, sepse ngrënia gjatë gjithë ditës është më e keqja që mund të bëni për dhëmbët pasi goja është vazhdimisht acide”, u shpreh ekspertja dentare Whitney DiFoggio.
Përparësitë e dietave kanë të bëjnë me humbjen e shpejtë të peshës, mirëpo pasojat e saj ndikojnë në shëndetin e dhëmbëve. Problemet e tilla i ka hulumtuar Dr.Samir Patel, drejtor i Klinikës dentare në Londër. Dietat e njohura me lëngje mund të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve dhe t’i dëmtojnë mishrat.
Frutat dhe perimet përmbajnë nivele të larta të acideve. Këto acide i dëmtojnë dhëmbët në mënyrë të ngjashme si edhe lëngjet e gazuara. Dietat ‘milkshake’ janë të pasura me sheqerna gjë që, natyrisht, i shkatërron dhëmbët. Dieta “5:2” nënkupton një plan të ngrënies gjatë së cilit njerëzit hanë ushqime me nivel të ulët të karbohidrateve dhe përmbajtje të lartë proteinike.
Ky regjim është shkaktar për erën e keqe të gojës. E mira është që ushqimet e shëndetshme t’i përgatitni vetë në mënyrë që të kontrolloni përmbajtjen e sheqerit, kripës dhe yndyrës.