Prej disa javësh tanimë policia po verifikon disa të dhëna për zhdukjen e Ervis Martinaj. Denoncimi për zhdukjen e Ervis Martinajt u bë nga familjarët e tij, konkretisht i xhaxhai.
Në media së fundmi është zbuluar se Martinaj është parë për herë të fundit nën shoqërinë e agjentit të Forcës së Posaçme Operacione Jeton Lami dhe një vajze. Gazetarja Klodiana Lala gjatë një interviste televizive tha Martinaj për herë të fundit është parë i shoqëruar nga një vajzë me të cilën kishte lidhje intime dhe që është figurë shumë e njohur publike.
Sipas gazetares, vajza e cila është figurë publike, ka kryer marrëdhënie intime me të shumëkërkuarin.
Në datën 5 gusht në orën 21 e 15 minuta me një mjet “Audi” Ervis Martinaj, Jeton Lami së bashku me një vajzë shumë të njohur, pra figurë publike, janë shfaqur në zonën e një hoteli shumë të njohur në Durrës. Lami ka zbritur nga automjeti, ka shkuar te recepsioni, ka pronotuar dhomën për të qëndruar Martinaj dhe vajza që kishte një marrëdhënie intime me të. Ata janë larguar në orën 10 e ca nga aty.