Një punëtor ka humbur jetën paraditen e kësaj të marte në ambientet e jashtme të një qendre tregtare në Tiranë.
Bëhet me dije se 32-vjeçari Ledjan Dervishi. Ai ishte punonjës në këtë qendër tregtare fillimisht ka rënë nga një mjet pirun që shërben për transportimin e pakove.
Në rënie, një tjetër mjet pirun e ka shtypur pa e parë se kishte rënë.
Pavarësisht se është transportuar drejt Spitalit të Traumës, i riu nuk u ka mbijetuar plagëve të marra dhe ka humbur jetën pas disa orësh.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin tjetër të pirunit, Eduart Dauti.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë dinamikën e ngjarjes së rëndë.