Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje gjykatave të vendit t’i trajtojnë me prioritet rastet e dhunës ndaj vajzave dhe grave.
Kurti u shpreh se autorët duhet të marrin dënimin e merituar, referuar rastit të fundit të vrasjes së Liridona Ademajt.
“Kemi nevojë që krejt sistemi i Drejtësisë t’i bëjë prioritet rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave. Nuk kemi si ta themi që duhet dënim meritor. Butësia e dënimit po shkakton përsëritjen e krimit. Vënia e drejtësisë është kusht i domosdoshëm për një shoqëri të lirë e demokratike e çfarë aspirojmë të mbesim përherë”, tha ai.
Në konferencën “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!”, Kurti ka përmendur edhe rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares në Shkup, Vanja Gjorçevska, rast për të cilin është marrë si i dyshuar kryesor babai i viktimës.