Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është drejtuar me një thirrje Bashkimit Evropian duke i kërkuar të ndajë çështjen e anëtarësimit të Kosovës dhe atë të dialogut me Serbinë.
Ai nënvizoi se është me rëndësi jetike që të bëhet ky diferencim.
“Tani gjithë ky progres ekonomik dhe demokratik i Kosovës të ngelet peng nga Serbia, që orkestron dhe financon paramilitarë, që synojnë destabilizimin e Kosovës, siç e pamë në fund të shtatorit të vitit të kaluar, nuk është e drejtë. Unë e kuptoj që Bashkimi Evropian e dëshiron fqinjësinë e mirë dhe ne jemi për fqinjësi të mirë, por ajo nënkupton edhe njohje të ndërsjellët de facto. E kuptojmë rëndësinë e fqinjësisë së mirë, por kur mungon fqinjësia duhet të konstatohet përgjegjësi për këtë gjë, dhe nuk është te Prishtina zyrtare por tek Beogradi zyrtarë”, tha Kurti.
Kryeministri komentoi edhe organizimin e peticioneve për shkarkimin e kryetarëve në veri të Kosovës,
“Për legjitimet më të madh nevojiten zgjedhje të reja, për zgjedhje të reja, duhet të ketë respektim të procedurave ligjore. Masat të cilat dëshirojnë me dhunë të destabilizojnë nuk mund të udhëheqin as me komunat, as me organet shtetërore”, shtoi ai.