Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet një postimi në Facebook, ka ngritur alarmin për një riorganizim të grupit paramilitar serb që kreu sulmin në Basnjkë, më 24 shtator, duke i marrë jetën efektivit Afrim Bunjaku.
Kurti shkruan se nën udhëheqjen e Milan Radoiçiç, në Rashkë të Serbisë është zhvilluar disa ditë më parë një mbledhje.
Sipas tij, aty kanë marrë pjesë edhe politikanë nga komunat me shumicë serbe në Kosovë.
“Në Rashkë të Serbisë, po ngjan riorganizimi paramilitar e terrorist i Millan Radoiçiq dhe grupit të tij, me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë. Të premten e 10 nëntorit, ai ka udhëhequr një takim me rreth 40 politikanë serbë e zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova”, ka thënë Kurti.