Mund të ndodhë që për shumicën e njerëzve koha ideale për seks është nata, në një ambient idilik me ndriçim të ulët, por shkencëtarët kanë një mendim tjetër. Cila është koha më e mirë për marrëdhënie seksuale?
Koha kur kryehen marrëdhënie seskuale është krejtësisht subjektive. Megjithatë, fizikisht, seksi në mëngjes është ndoshta më i mirë, pasi në atë kohë të ditës trupi ka nivele më të larta të testosteronit dhe estrogjenit, dy hormonet që ndikojnë në dëshirën seksuale. Kjo do të thotë se disponimi për seks është më i madh dhe i gjithë procesi u jep më shumë kënaqësi partnerëve.
Një arsye tjetër që mund ta bëjë më të mirë seksin e mëngjesit është energjia. Në fillim të ditës, rezervat e energjisë së trupit janë plot, çka do të thotë se mashkulli është më vigjilent dhe mund t’i përkushtohet më lehtë seksit.
Jeni dakord?