Me thirrjen “ E duam Shqipërinë si e Gjithë Europa”, 32 vite me parë në mbrëmjen e 8 Dhjetorit 1990, filloi lëvizja studentore në qytetin Studenti. Kjo datë ka hyrë në historine e re të Shqipërise si Lëvizja e Dhjetorit, që shënoi fundin e regjimit 46-vjeçar komunist dhe legalizimin e pluralizmit politik.
Nisur nga rëndësia dhe mesazhi i asaj dite, Kuvendi i Shqipërise në Vitin 2009, e shpalli 8 Dhjetorin festë zyrtare duke e emertuar “Dita Kombetare e Rinise”.
Vlera e vërtetë e lëvizjes studentore shqiptare qëndron te fakti se u bë nga njerëz të zakonshëm, atëherë nuk pritej, atëherë kur shpresa kishte vdekur.
Kjo lëvizje ka pas vetes njerëz me ndjenja dhe ëndrra, të uritur për të jetuar në mënyrë dijnitoze. Pa një busull orientimi, por me shpirtin e pasur me idealizëm, stuhia e lëvizjes së studentëve ktheu edhe njëherë fatin e këtij populli, pasi morën në dorë vetë historinë, për ta rishkruar nga e para, për të hapur një kapitull të ri.
Fakti që vitet që pasuan do të shoqëroheshin me zhgënjim për të mbërritur deri në ditët e sotme, nuk është përgjegjesi e lëvizjes së Dhjetorit 1990, por e asaj elite politike që mesazhin e studenteve për demokraci, e manipuluan për interesa klanore e korruptive.
Por ky zhgënjim nuk mund ta zbehë aspak rëndësinë që ka përkujtimi i asaj lëvizjes epokale në Historinë e Re të Shqipërisë. Mirëpo ka dhënë një mësim të mirë, që ne mundemi, që kësaj tiranie që ka pushtuar vendin mund t’i jepet fund.
Por enigmë mbetet se kush do ta marrë guximin i pari për të lëvizuar “gurët”. Çfarë i mban akoma rininë në vendqëndro? Imagjno sa bukur do ishte që si sot pas 32 vitesh, të jesh duke shkuar për një tjetër njëri, një tjetër frymë, një rimishërim të lëvizjes së Dhjetorit 1990….