Luiz Ejlli ka komentuar për herë të parë në mënyrë indirekte dasmën e ish-partneres së tij, Megi Topalli. Kjo e fundit realizoi një dasmë me bashkëshortin e saj në muajin qershor dhe në altar e shoqëruan edhe dy fëmijët që ata kanë. Dasma e saj shkaktoi zhurmë mediatike pasi erdhi pas dasmës së Luizit dhe Kiarës në maj në “Big Brother VIP”.
Kësaj pyetjeje Luizi iu përgjigj duke thënë:
“Vetëm ju shkoftë mbarë o Zot! Paçin njëri-tjetrin. Me e dit që martohen njerëz të tjerë, prapë e bëj edhe një dasmë tjetër, veç të martohen të gjithë”.