Marina Vjollca ndodhet prej disa ditësh me pushime. Siç bëri me dije vetë moderatorja pak ditë më parë, këto janë pushimet e para që po shijon me të bijën.
Krahas një fotoje të ëmbël me Marget nga bregdeti, moderatorja shkroi: “Pushimet e para të mrekullisë sime”.
Ndërkohë, moderatorja ka ndarë disa fotografi të tjera ku shihet duke mbajtur vogëlushen në krahë. “Ku kam qenë pa ty jeta ime Marget”, shkruan Marina krahas fotove.