Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet kryesisht me kthjellime por edhe alternime të herëpashershme vranësirash mesatare deri të dendura. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe afatshkurtra me intensitet të ulët. Në relievet malore reshjet në periudha po prapë të shkurtra me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Mjegull / mjegullinë në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era bëhet relativisht intensive dhe fiton shpejtësi deri 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.