Prokuroria e Posaçme e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një pjesëtari të komunitetit serb për krime lufte kundër popullsisë civile. Prokuroria e akuzon shtetasin S.T. për krime të kryera gjatë luftës në fshatin Reznik dhe fshatra të tjerë pranë komunës së Vushtrrisë.
Ai ka qenë pjesë e forcave policore dhe ushtarake serbe dhe është përfshirë në veprat “vrasje, bastisje, rrahje, keqtrajtime, arrestime, torturë, trajtim në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtje në kushte skllavërie, dëbim të mijëra civileve shqiptarë si dhe në veprat e plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile shqiptare”.
I akuzuari është arrestuar në dhjetor të vitit që lamë pas.
Nëse kthehemi pas në kohë, kujtojmë se mbi 10 mijë veta u vranë dhe mbi 5 mijë ishin të zhdukur në fund të luftës së Kosovës.