Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka propozuar gjobat për partitë politike që kanë abuzuar me fondet e fushatës në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021.
Sipas raportit të KQZ-së, të gjitha subjektet kanë shkelur ligjin, duke tejkaluar kufirin maksimal të shpenzimeve për fushatën zgjedhore dhe duhet të gjobiten sipas Kodit Zgjedhor.
E vetmja parti që është gjetur korrekte për shpenzimet elektorale është Partia e Lirisë.
Lista me shumat e gjobave e propozuara për secilën parti politike:
- PS: 5.5 mln lekë
- PD: 700 mijë lekë
- PDK: 100 mijë lekë
- Lzhk: 100 mijë lekë
- LEGALITETI : 500 mijë lekë
- PR: 500 mijë lekë
- Lzhk: 500 mijë lekë
- Balli Komb. Demokrat: 500 mijë lekë
- Nisma Thurje: 600 mijë lekë
- Bindja Demokratike: 600 mijë lekë
- Lëvizja Demokratike: 600 mijë lekë
- PSD: 600 mijë lekë
- Balli Kombëtar: 600 mijë lekë