Mbrëmjen e kaluar, raportohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të KFOR në zonën e Zubin-Patok në Kosovë. Sipas policisë së Kosovës, forca kriminale serbe kanë qëlluar me armë zjarri dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Ministri i Brendshëm, Zveçla në një postim të bërë në rrjetin e tij sociale Facebook, njoftoi se Serbia kishte akuzuar Policinë e Kosovës se kishte qëlluar në drejtim të serbëve mirëpo kur u konfirmua se forcat kriminale serbi kishin qëlluar mbi KFOR, ata e mohuan të gjithë ngjarjen.
Sipas Zveçlës, Serbia duhet të heqë menjëherë barrikadat dhe duhet të ndalojë organizimin dhe mbështetjen e strukturave kriminale ilegale që duan të destabilizojnë Republikën e Kosovës.