Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka falënderuar presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademin dhe ekipin e tij për pritjen e ngrohtë që iu bë më datën 30 shtator në Prishtinë.
Infantino kreu vizitën e tij të parë në Kosovë, ndërsa tani përmes një telegrami ka falënderuar për mikëpritjen që i është bërë nga institucionet e vendit.
Në letrën e tij, Infantino tha se Kosova gjithmonë mund të mbështetet në përkrahjen e FIFA-s për zhvillimin e futbollit në vend.
‘dëshiroj t’ju siguroj se kjo vizitë ka përforcuar vendosmërinë tonë për të punuar së bashku për prosperitetin e futbollit dhe komunitetit në Kosovë, dhe gjithmonë mund të mbështeteni në përkrahjen e FIFA-s për zhvillimin e futbollit në vendin tuaj”, thuhet ndër të tjera në letër.