Kosova sot feston 16-vjetorin e pavarësisë. Urimi i parë vjen nga presidentja Vjosa Osmani, e cila në rrjete sociale është shprehur se e duam Kosovën “Të lirë, të pavarur, sovrane e me aleatë”.
Republika e Kosovës shpalli pavarësinë si një shtet sovran dhe demokratik në Kuvend më 17 shkurt të 2008. Ky përvjetor pritet të përcillet me shumë aktivitete institucionale.
Krerët më të lartë të shtetit do të ngrenë flamurin në mëngjes, do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova e ai i veprimtarit Adem Demaçi dhe në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz. Ndërkohë, Kuvendi do të mblidhet në seancë solemne e më pas krerët e shtetit do të mbajnë edhe pritjen shtetërore.
Kujtojmë se pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 117 vende të ndryshme të botës, ku i fundit ishte Izraeli.