Rei Manajn e ndajnë vetëm disa orë nga zyrtarizmi i aventurës së radhës! Sulmuesi i Kombëtares, sipas “Sky Sport”, ditën e nesërme pritet të firmosë me Uatfordin në ligën e dytë angleze, një kontratë 3-vjeçare.
25-vjeçari prej 2 ditësh ndodhet në Angli, ndërkohë që nesër pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën.
Manaj është gati kështu të startojë një kapitull të ri në karrierën e tij ku do të tentojë të rikrijojë paraqitjet pozitive që shfaqi në sezonin e shkuar me Spezian.
Barcelona and Watford are set to reach an agreement for Rey Manaj. He’s joining Watford on a three year deal, he’ll be in London tomorrow. 🟡🤝 #transfers @SkySport
Another imminent outgoing for Barça after Clément Lenglet, set to sign as new Tottenham player very soon. pic.twitter.com/K0ysv3RLpv
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 7, 2022