Policia e Durrësit ka arrestuar Florjan Gogën 26-vjeç dhe Agron Çelën 60-vjeç pasi tentuan që të fusin mallra kontrabandë nga porti. Në port gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues Florjan Gogën dhe pronar Agron Çelën u gjetën dhe sekuestruan dhjetëra kuti me kafe dhe mallra të tjera, të cilat këta shtetas po tentonin t’i kontrabandonin në vendin tonë.
Shoferi dhe pronari i fugonit u arrestuan për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera” kryer në bashkëpunim.