Grupi parlamentar i PD propozoi ngritjen e dy komisioneve hetimore të cilat janë miratuat këtë të premte në orën 16:00y
Me kërkesë zyrtare të Gazment Bardhit drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla, pritet që në muajt në vijim të zhvillohen komisionet hetimore që kanë të bëjnë me sistemin e të dhënave TIMS, PPP-të në Shëndetësi si dhe çështjen e Sterilizimit.
Detajet e vetme që dihen deri më tani për komisionin hetimor mbi të dhënat e TIMS, është se pritet të mbahet për 4 muaj që nga data e miratimit dhe në përbërje do të ketë 15 anëtarë. Prej tyre, 6 bashkë me kryetarin propozohen nga grupi parlamentar i PD-së dhe 8 të tjerë nga grupi i Partisë Socialiste.
Pritet që përfaqësuesit e dy forcave politike të japin deklaratë për mediat.