Pasditen e djeshme, policia e Riminit ka arrestuar 2 shqiptarë me akuzën e shpërndarjes së drogës. Në orën 17:20 policia ka shkuar në një hotel në Marina Centro për të kryer kontrolle pas informacioneve që kishte marrë.
Kur agjentët kanë nisur kontrollin i kanë rënë në sy dy shqiptarët të cilët tentuan t’i shmangeshin kontrollit dhe u kthyen me shpejtësi në dhomën e tyre. Në këtë moment është kërkuar ndihma e qenve të drogës.
Qentë kanë çuar agjentët në dhomën e dy të rinjve. Në dhomën e hotelit u zbulua droga e fshehur. Të rinjtë përveçse e kishin mbështjellë me rroba e kishin fshehur në frigorifer. Ata u arrestuan dhe ndodhen në pritje të gjykimit. Seanca do të zhvillohet në Gjykatën e Riminit.