Mbrojtësi i Koresë së Jugut Kim Min-jae është transferuar te skuadra e Bayer Mynih. 26-vjeçari ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me rekordmenët barvarezë.
Qendërmbrojtësi u largua pas një sezoni te Napoli, ku fitoi titullin kampion. Sipas mediave gjermane, bavarezët paguan klauzolën e shitjes së 26-vjeçarit, me vlerë 50 milionë euro.
Min-jae tërhoqi vëmendjen e drejtuesve gjermanë me paraqitjet e tij në fushë ndërsa luajti një rol të madh në suksesin e Napolit në fitimin e titullit kampion të Serie A pas tre dekadash.
Me të kaltrit, koreano-jugori luajti 45 takime në të gjitha garat, ku shënoi edhe dy gola. Me përfaqësuesen koreano-jugore, qendërmbrojtësi ka luajtur 49 ndeshje, që nga debutimi në 2017. Në dy miqësoret e fundit, ai nuk u aktivizua për shkak të përfshirjes në shërbimin ushtarak.