Në ndryshim nga deklarata e Vladimit Putinin, kundërofensiva e Ukrainës ka nisur me fitore. Ushtarët e presidentit Volodymyr Zelensky kanë njoftuar çlirimin e fshatit të katërt në rajonin e Donjeckut duke bërë me dije se flamuri i Ukrainës po valvitet sërish në ato zona.
Beteja ka vijuar me një rezultat pozitiv edhe në Zaporizhzhia dhe Bakhmut, 2 vende që janë shndërruar në një fushëbetejë prej kohësh. Sakaq, kreu i shërbimeve sekrete ukrainase, Kyrylo Budanov, ka publikuar një video ku buzëqesh dhe paralajmëron se diçka e madhe po vjen, por pa treguar detaje.
Ndërkohë, gjërat nuk po shkojnë aq mirë në kampin rus.
Ushtarët çeçenë kanë firmosur kontratat e ministrisë së mbrojtjes, pasi mercenarët e Wagner refuzuan ta bënin diçka të tillë. Ndërkohë, numri dy i këshillit të sigurisë në Rusi, Dmitry Medvedev, me rastin e festës kombëtare lëshoi një kërcënim drejtuar Ukrainës. Duke publikuar një fotografi nga sheshin e famshëm i pavarësisë në Kiev, ai shkruan në telegram se shumë shpejt, ai shesh do të mbajë emrin “Rusia”.