Pas përfundimit të Big Brother Vip Albania 2, Kiara Tito mori moderimin e “Kepit të VIPA-ve”. Por, duket se Kiara nuk i është dorëzuar me kaq projekteve në televizion.
Flitet se Tito është në bisedime për t’u bërë moderatore “Big Brother Fun Club”. Fun Club ishte nën moderimin e Megi Pojanit, pasi kjo e fundit përfundoi rrugëtimin e saj në “Dancing with the stars”.
Pritet për t’u parë nëse Kiara do t’i zerë vendin Megi Pojanit dhe nëse këtë të fundit do ta shohim në ndonjë projekt tjetër apo jo.