Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi sot në Tiranë, ku vëllai vrau me armë zjarri vëllanë dhe më pas kunatën e tij.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Islam Alla”, në afërsi të Rrugës së Kavajës. Sipas Lalës, dy vëllezërit kanë qenë ortak në agjencinë turistike, por më pas ishin ndarë. Mes shumë konfliktesh, Lala tha se viktima kishte kërkuar mbrojtje në polici pas sherreve me vëllain.
Ndërkohë, viktimat, Dritan dhe Nora Muskurti lanë pas 3 fëmijë, ndërsa policia është në kërkim të autorit të ngjarjes, Arsen Muskurti.