Këshilli i Mandateve ka dhënë sot autorizimin për heqjen e lirisë së ish-kryeministrit Sali Berisha, pas kërkesës së drejtuar nga SPAK.
Kuvendi do të vendosë më 21 Dhjetor për heqjen ose jo të imunitetit të Berishës.
Relatore për përgatitjen e raportit që do t’i dorëzohet Kuvendit u zgjodh Klotilda Bushka.
“Me 6 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Këshilli i Mandateve ka pranuar kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha”, thuhet në vendim.