Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Monika Kryemadhit për heqjen e sekuestros së telefonit. Telefoni i Kryemadhit u vu në sekuestro pasi SPAK ka nisur hetime pas disa kallëzimeve ndaj saj dhe personave të lidhur me të përfshi ish-presidentin Ilir Meta.
Kryemadhi e kundërshtoi sekuestron fillimisht në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, por u rrëzua. Të njëjtin fat pati dhe ankimimi në Apel i cili e gjeti të drejtë sekuestrimin duke lënë në fuqi masën.
Ndërsa sot mësohet se as Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin.