Ndoshta jo të gjithë keni dëgjuar për Vitaminën P dhe përfitimet e saj për organizimin. Vitamina P është një grup bioflavonoidësh, të cilët janë përbërës natyralë që gjenden në bimë me veti antioksiduese.
Vitamina P ka një sërë përfitimesh për organizimin duke filluar nga vetitë antioksiduese, efektet anti-inflamatore e deri te alergjia. Ushqimet që janë një burim i pasur i bioflavonoideve janë agrumet, çokollata e zezë, manaferrat, mollët, çaji jeshil, vera e kuqe dhe perimet me gjethe jeshile si spinaqi, lakra jeshile dhe brokoli.
Vetitë antioksiduese
Bioflavonoidet kanë efekte antioksiduese, që do të thotë se ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga radikalet e lira. Duke neutralizuar radikalet e lira të dëmshme, këto përbërës mbrojnë strukturën qelizore të ADN-së. Antioksidantët ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm dhe ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve kronike si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti dhe disa lloje të kancerit.
Efekte anti-inflamatore
Disa bioflavonoidë kanë veti anti-inflamatore që mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit në trup, i cili shoqërohet me simptoma të ndryshme, nga gjendje gripale, kollë, temperaturë, etj.
Mbrojtje e sistemit kardiovaskular
Disa përbërës si kuercetina janë studiuar për ndikimin pozitiv në shëndetin e zemrës duke përmirësuar funksionin e enëve të gjakut, duke ulur presionin e gjakut dhe duke ndikuar në nivelet e kolesterolit.
Forcim i sistemit imunitar
Bioflavonoidet kanë efekte në përforcimin e imunitetit duke mbështetur funksionin e sistemit imunitar dhe duke ndihmuar trupin të mbrohet nga infeksionet dhe sëmundjet.
Lehtësim nga alergjia
Kuercentina ndihmon në menaxhimin e simptomave të alergjisë duke stabilizuar qelizat mast(gjenden në indet lidhëse dhe ndikojnë në aktivitetin e enëve të gjakut).
Stabilizon nivelin e sheqerit në gjak
Konsumimi i 300 miligramë flavonoide ul rrezikun e diabetit me 5%. Njerëzit me diabet ose ata që janë në rrezik të zhvillimit të diabetit duhet ta konsumojnë atë çdo ditë.